Red and White Bold Travel Magazine

HFZ.MUSA 2026 EDICIONI NO. 01 NË KËTË BOTIM: BOTIM I VEÇANTË NJË PREMTIM I PËRMBUSHUR

05 09 07 11 KUR GJITHÇKA SAPO KISHTE FILLUAR PREMTIMI I VOGËLUSHIT NJË FËMIJË NDRYSHE RRUGËTIMI I HIFZIT 13 15HESHTJA QË MBANTE FORCË NJË ZEMËR QË E DESHI KUR'ANIN PËRMBAJTJA 13 15DITA E PËRMBUSHJES FILLIMI I NJË AMANETI TË RI

EMRI: CILËSIA QË E PËRSHKRUAN MË MIRË: MOSHA: MOTOJA: MUSA ZEQIRI QETËSIA 16 VJEÇAR ‘DERS KAM‘ HIFZI: PËRFUNDUAR NË VITIN 2026 PASIONI: KUR'ANI NJIHUNI ME MUSAIN

05 Ka ardhje që ndryshojnë një familje pa bërë zhurmë. Ardhja e Musës ishte një prej tyre. Që nga dita kur Allahu na e dhuroi si amanet, zemrat tona ndienin një qetësi të veçantë pranë tij. Nuk mund ta shpjegonim me fjalë, por me kalimin e viteve kjo ndjenjë vetëm sa u bë më e fortë. Ai u rrit me një shpirt të butë, një zemër të pastër dhe një qetësi që gjithmonë e dallonte nga të tjerët. Atëherë nuk e dinim se çfarë kishte shkruar Allahu për të. Nuk e dinim se një ditë ai do ta mbante Kur'anin në zemrën e tij. Por sot, kur shohim pas, kuptojmë se Allahu po e shkruante këtë histori shumë përpara se ne ta kuptonim. KUR GJITHÇKA SAPO KISHTE FILLUAR FILLIMI I NJË RRUGËTIMI TË BEKUAR. KJO FOTOGRAFI ËSHTË SHKËPUTUR NGA VIDEOJA E DITËS KUR DAJA YNË IA VENDOSI EMRIN "MUSA".

Kur mendojmë për Musën në vitet e fëmijërisë, nuk na kujtohen vetëm fotografitë, por ndjenja që na falte prania e tij. Që i vogël, ai kishte një qetësi të rrallë. Nuk ishte fëmija që kërkonte të ishte në qendër të vëmendjes apo të binte në sy me zhurmë. Përkundrazi, ai dallohej për butësinë, respektin dhe një pjekuri që dukej sikur i paraprinte moshës së tij. Teksa rritej, ne vazhdonim ta shihnim të njëjtin Musa: me zemër të pastër, me fjalë të matura dhe me një natyrë që gjithmonë të falte qetësi. Ishin cilësi që nuk ndryshuan me kohën, por vetëm u forcuan. Sot, kur shohim këto kujtime, buzëqeshim me mirënjohje. Sepse kuptojmë se Allahu po e edukonte zemrën e tij shumë kohë përpara se ta nderonte me Kur'anin. ÇDO RRUGËTIM I MADH FILLON ME HAPA TË VEGJËL. 04 NJË FËMIJË NDRYSHE

Atë ditë ishte thjesht një pyetje dhe një përgjigje e pafajshme mes një nëne dhe djalit të saj. Askush nuk mund ta imagjinonte se vite më vonë, ajo përgjigje do të bëhej një realitet që do t'i mbushte zemrat tona me krenari dhe mirënjohje. Sot, sa herë e rikthejmë atë video, nuk shohim vetëm një kujtim të fëmijërisë. Shohim një amanet që Allahu e çoi deri në fund me mëshirën dhe mirësinë e Tij. Nëna jonë gjithmonë është përpjekur të ruajë çdo kujtim të fëmijërisë sonë. Përmes fotografive dhe videove, ajo ka mbledhur copëza të jetës sonë, me shpresën që një ditë t'i rikthehemi me buzëqeshje. Njëra prej atyre videove mban një moment që sot na prek ndryshe. Teksa e pyet Musën me buzëqeshje: "A do të bëhesh hafiz?", ai përgjigjet me një "Po." Të thjeshtë, të sinqertë dhe plot pafajësi. 07 NJË KUJTIM QË MORI KUPTIM ME KALIMIN E VITEVE NJË "PO" QË NUK MBETI VETËM NJË FJALËARKIVI FAMILJAR

08 ARRITJA E MEMORIZIMIT DISIPLINA VENDIMI Nga jashtë, rrugëtimi i tij dukej i qetë. Vetëm Allahu e dinte sa përpjekje, sa lodhje dhe sa durim fshiheshin pas çdo faqeje të mësuar. Megjithatë, Musa rrallëherë i tregonte vështirësitë e tij. Ai zgjodhi t'i përballonte me sabër dhe ta vazhdonte rrugën me besim. Përfundimi i hifzit ishte një moment gëzimi dhe mirënjohjeje për të gjithë ne. Ishte fryti i viteve të përkushtimit, sabrit dhe ndihmës së Allahut. Por, në të vërtetë, ky nuk ishte fundi i rrugëtimit. Ishte fillimi i një amaneti edhe më të madh: ta jetojë Kur'anin, ta ruajë në zemër, ta kuptojë gjithnjë e më thellë dhe ta zbukurojë jetën e tij me mësimet e tij. Çdo rrugëtim fillon me një vendim. Për Musën, ai ishte vendimi për t'ia kushtuar zemrën Librit të Allahut. Me besim, përkushtim dhe mbështetjen e familjes e të mësuesit të tij, ai hodhi hapat e parë drejt një amaneti të madh.RRUGËTIMI I HIFZIT 1. 2. 3.

ATY KU U RRIT ME KUR'ANIN 09 Kur mendojmë për rrugëtimin e Musës me Kur'anin, nuk na vijnë ndër mend vetëm faqet e memorizuara. Na kujtohen edhe vitet e kaluara në mekteb, njerëzit që e shoqëruan dhe kujtimet që u krijuan gjatë atyre ditëve. Mektebi u bë një pjesë e rëndësishme e jetës së tij. Ishte vendi ku mësoi, ku u rrit pranë Kur'anit dhe ku ndau shumë çaste të bukura me shokët e tij. Çdo ders, çdo pritje për të hyrë te mësuesi dhe çdo bisedë pas mësimit u bënë pjesë e një periudhe që sot e kujton me mall. Sot, me përfundimin e hifzit, ai e di se ajo përditshmëri nuk do të jetë më e njëjtë. Kjo e mbush me një ndjenjë malli, sepse disa nga momentet më të bukura të rinisë së tij mbetën pikërisht në ato mure. Por mbi atë mall qëndron mirënjohja. Mirënjohja që Allahu e bekoi këtë rrugëtim me njerëz të mirë, me shoqëri të sinqertë dhe me kujtime që do ta shoqërojnë Musën gjatë gjithë jetës. NJË VEND, SHUMË KUJTIME. NJË RRUGËTIM, MIQ QË DO TË MBETEN GJITHMONË PJESË E TIJ. INSTITUTI I HFZIT “HAFIZ ISMAIL EFENDIU”-SHKUP

10 KUJTIME NGA MEKTEBI

13DITA E PËRMBUSHJES Pas një rrugëtimi të gjatë me Kur'anin, erdhi dita që për kaq kohë e kishim pritur dhe për të cilën kishim bërë lutje. Musa e përfundoi Hifzin. Ishte një moment gëzimi, krenarie dhe mbi të gjitha, mirënjohjeje ndaj Allahut. Mirënjohje për çdo faqe të mësuar, për çdo ajet të përsëritur, për çdo ditë të lehtë dhe për çdo ditë që kërkoi më shumë durim. Mirënjohje për të gjithë ata që qëndruan pranë tij dhe e shoqëruan në këtë rrugëtim. Por mes gjithë gëzimit të kësaj dite, ne e dimë se kjo nuk është pika e fundit e historisë së Musës me Kur'anin. Është vetëm një fillim i ri. Sepse tani fillon një rrugë edhe më e gjatë: rruga e ruajtjes, e kuptimit dhe e jetimit të asaj që ai ka mbajtur në zemrën e tij. 31/12/2025 FRYTI I NJË RRUGËTIMI

KUJTIME NGA AJO DITE

MESAZH NGA MUHAFIZITë isha mësuesi i Hifzit të Musait ka qenë kënaqësi për mua që nga dita e parë kur ai erdhi në mekteb. Përveç elan-it dhe vullnetit për mësim, ai posedonte një moral dhe ahlak të lartë, gjë që e kompletonte edhe më shumë si hafiz. Mund të them se Hfz. Musai ka qenë ndër nxënësit më të përgatitur që kam pasur dhe me të cilët kam bashkëpunuar. Kjo është reflektuar edhe te nxënësit e tjerë dhe shokët e tij, dhe jam i sigurt se edhe ata e ndajnë të njëjtën përvojë. I dëshiroj shumë suksese në rrugëtimin e tij të vazhdueshëm, si në jetën private, ashtu edhe në atë profesionale. Mbi të gjitha, i dëshiroj sukses, mbarësi dhe çdo të mirë në jetë.NJË RRUGËTIM I PËRBASHKËT

PËR MUSËN TONË 15 Hafizi ynë, Të kemi parë të rritesh, të kemi parë të mësosh, të përpiqesh dhe të ecësh gjithnjë me atë qetësinë që të ka karakterizuar që nga dita e parë. Sot, kur Kur'ani që dikur e mbaje në duar e mban në zemër, ne nuk shohim vetëm një hafiz. Ne shohim djalin dhe vëllain tonë, bekimin që Allahu na dhuroi dhe një shpirt për të cilin do të jemi gjithmonë mirënjohës. Hifzi yt është një arritje që e festojmë sot. Por ti, Musa, je një dhuratë që e falënderojmë Allahun për çdo ditë. Me gjithë dashurinë tonë, Familja jote 🤍

HIFZI PËRFUNDOI. POR HISTORIA E MUSËS ME KUR'ANIN SAPO KA FILLUAR.